Rama, gati të miratojmë Ligjin e ri zgjedhor sipas OSBE/ODIHR

Shqipëria është gati të miratojë Ligjin e ri zgjedhor, në prag të çeljes së negociatave. Rama pohoi se ligji do të miratohet në Kuvend duhet iu përmbajtur vetëm rekomandimeve të OSBE/ODIHR, pa përfshirë "elementë të tjerë", shtoi kryeministri. Reforma zgjedhore është kantier i hapur, do t’i rikthehemi përsëri për votën e emigrantëve dhe do të jemi gati të diskutojmë çdo aspekt tjetër. “Ligji nuk është i shkruar në gur dhe nuk lëviz. Nëse ka argumenta, mirëkuptim dhe arsye për të riparë dhe aspekte të tjera, ne jemi të hapur”, tha Rama.

Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, nuk mund të zbatohet dot për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, pasi kërkohet organizim total. Rama theksoi se futja e reformës zgjedhore në procesin e skanimit sa i takon plotësimit të detyrimeve të Shqipërisë në raport me integrimin dhe çeljen e negociatave, është bërë nga opozita përmes partive simotra në Berlin.

Ok, dhe propozimit për ti dhënë fund administratës zgjedhore politike dhe për ta depolitizuar atë. Votën e shqiptarëve jashtë do ta miratojnë po ashtu, "Jemi të gatshëm të bëjmë votimin dhe numërimin elektronik dhe të fusim teknologjinë offline në votim. Këto të dyja nuk janë rekomandimet e ODIHR por ne jemi gati t’i fusim”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi edhe qasjen dhe propozimin e mazhorancës për të përfshirë PDnë ekstraparlamentare në komision, me një karrige, me të drejtën për të kontribuar dhe dhënë opinionin e vetë. Por edhe ajo karrige, tha Rama, ka një afat pasi ne nuk do të presim pafundësisht.

“Është vullneti i mirë nga ana jonë për të krijuar hapësirë që të përfundoj i vetmi proçes që ne kemi bashkë me ta. Proçesi i rregullave të lojës. Ligji i zgjedhjeve, rregullorja mbi bazën e së cilit forcat hyjnë në fushë dhe zhvillojnë konkurrencën e tyre. Ky është i vetmi rast, ku ne jemi gati të ulemi me ta, të dëgjojmë dhe pranojmë sugjerime brenda kornizës së përcaktuar nga OSBE/ODIHR-i”, tha Rama.

Rama sqaroi po ashtu përfaqësuesit e opozitës në Kuvend se “ata nuk do të marrin një karrige që u takon grupeve tuaja parlamentare”. Po ashtu, Rama u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me opozitën në Kuvend për përfshirjen në Kodin Penal të masave të reja për shitjen dhe blerjen e votës. “Nuk pyesim ata për këtë punë”, tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet