Obama fton Mustafan në samitin kundër terrorizmit në NY

Gjatë këtij samiti do të diskutohet për arritjet e shteteve në luftën kundër ISIS dhe ekstremizmit të dhunshëm

PRISHTINË - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u nis për New York, ku është ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm, që do të mbahet më 29 Shtator. Në samit së bashku me kryeministrin Isa Mustafa do të jenë të pranishëm edhe zv.kryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni. Në samit diskutohet për arritjet e shteteve në luftën kundër ISIS dhe ekstremizmit të dhunshëm. Mustafa, po ashtu do të marrë pjesë në Konferencën Globale të Clinton Global Initiative, që udhëhiqet nga ish presidenti Amerikan Bill Clinton dhe në shumë takime të tjera që organizohen në prag të punimeve të asamblesë së përgjithshme të OKBsë. Mustafa, me delegacionin qeveritar, gjatë qëndrimit në NY, takohet dhe me dhjetëra liderë dhe homologë të vendeve të ndryshme dhe udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e rajonale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet