Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, Meta: Konfirmoi qëndrimet e Presidentit

Presidenti i Republikës Meta vlerëson se Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias konfirmoi të gjitha qëndrimet e Presidentit të Republikës.

Me anë të një deklarate për mediet, Presidenti thekson se, “si asnjëherë tjetër, Opinioni përfundimtar pësoi ndryshime thelbësore nga projekti paraprak”.

Ndër konkluzionet kryesore u evidentua se Presidenti i Republikës nuk ka shkelur Kushtetutën dhe nuk ka tejkaluar kompetencat e veta kushtetuese, thuhet në deklaratë.

“Presidenti i Republikës pati qëllim legjitim, që synonte shmangien e gjakderdhjes, mbrojtjen e pluralizmit politik, ruajtjen e stablitetit dhe të kredencialeve demokratike të vendit”, vijon deklarata e Presidentit.

“Kompetencat kushtetuese të Presidentit nuk janë formale. Dekretet e Presidentit janë në fuqi dhe nuk u sfiduan përpara asnjë gjykate. Zgjedhjet parlamentare kanë status më të lartë kushtetues se zgjedhjet vendore”, thekson më tej Presidenti.

“Presidenti i Republikës shpreh keqardhjen që gjatë katër muajve u shpërdoruan energji që do të duhet të ishin në shërbim të integrimit europian të Shqipërisë dhe vendimit të shumëpritur për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE”, përfundon deklaratën e tij Presidenti i Republikës. /Ata/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet