Opozita e re merr postet në Parlament

Maxhoranca ka zgjedhur sot deputetin demokrat, Myslim Murrizi si zëvendëskryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Murrizi do të marrë postin e zv.kryetarit të Parlamentit që dikur mbahej nga Edi Paloka. Ky votim është miratuar me 94 vota dhe 1 votë abstenim të vetë, Myslym Murrizit.

Ndërkohë që po sot janë caktuar dhe drejtuesit e Komisioneve Parlamentar që do të drejtohen nga ‘opozita e re”. Rudina Hajdari do të jetë kryetare e Komisionit të Integrimit, ndërkohë që, Fatjona Dhimitri Kryetare e Komisionit të Medias.

Enver Roshi ka marrë drejtimin e Komisionit të Shendetësisë, ndërkohë që Ralf Gjoni është zgjedhur zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm.

Detyrat:

Myslym Murrizi, zëvendëskryetar i Kuvendit

Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian

Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias

Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë

Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

Korab Lita, zv.kryetar i Komisionit të Ligjeve

Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet