Reagon DASH/ SHBA kundërshton me forcë gjestin e djegies së mandateve

A duhet ti ushtrojnë mandatet deputetët? "Është e vështirë për mua të jap një përgjigje për atë, nëse opozita ia kthen vendet e deputetëve popullit, apo nëse i ushtron detyrat e saj, këta duhet ta vendosin vetë ata, nuk mund të jap një këshillë", tha Knut Fleckentein për DW, duke u shprehur i zhgënjyer që BE duhet të përsërisë të njëjtat gjëra. Siç kishte thënë më parë, ai paralajmëroi që djegia e mandateve do të ketë një efekt negativ për proçesin e hapjes së negociatave. Mos prisni arbitër nga Brukseli, nënvizoi eurodeputeti. Shefja e diplomacisë së jashtme në BE Federica Mogherini dhe Johannes Hahn po ashtu u shprehën njëzëri se ky gjest i opozitës rrezikon të bllokojë reformat dhe integrimin. Lajmi është se dhe Departamenti amerikan i shtetit, nëpërmjet zv.Ndihmësit të sekretarit të shtetit për Europës Matthew Palmer në një bisede telefonikë me kryetarin e PDsë Lulzim Basha dhe atë të LSI Monika Kryemadhi, ishte shprehur i prerë së SHBA kundërshtonte gjestin e djegies së mandateve. "Opozita luan një rol jetik në një shoqëri demokratike, dhe ky rol nuk duhet të humbasë", tha Palmer, i cituar nga Zëri i Amerikës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Privat  e Hënë 25 Shkurt, 2019

    Per korrektese Dep. Shtetit nuk eshte shprehur zyrtarisht! te linku mund te shikoni deklaratat: https://www.state.gov/p/eur/ci/al/rls/prsrl/index.htm Ambasada e SHBA ne Tirane ka shprehur vullnet te pergjithshem por jo konkrete. Mungon Ambasadori keshtu qe askush nuk ka mandat te shprehet ne emer te SHBA!