Opozitës së re i shtohen dhe 3 deputetë të tjerë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u dha mandatin tri kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Kandidatët vijnë nga listat e Partisë Demokratike dhe ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në kuadër të procesit të zëvendësimit të deputetëve të opozitës që kanë zgjedhur të largohen nga kuvendi, duke djegur mandatin.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar të martën, KQZ vendosi ti jap mandatin e deputetit, në respektim të listës së kandidatëve për deputet nga listat e partive opozitare, tri kandidatëve të radhës.

KQZ vendosi për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, qarku Tiranë, Selami Jenisheri.

KQZ vendosi, për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Besnik Troplini.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumë emërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Qarku Elbasan, Suzana Topi. Topi ka qenë e fundit kandidate nga listat e LSI-së që ka marrë mandatin në qarkun Elbasan, pasi emrat e kandidatëve të kësaj partie kanë përfunduar në këtë qark.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet