PD, Meçi u përjashtua për fallsifikim provash. Sot është inspektor. MB, u largua për motive politike

Demokratët akuzojnë Artan Meçin se është përjashtuar disa herë nga policia për akuza të rënda. Reagon Ministria e Brendshme

TIRANE - Është përjashtuar disa herë, Anastas Meçi, inspektori i ministrisë së brendshme tha sot deputetja demokrate Mimoza Hajdarmata që doli para mediave duke thënë se Meçi "u përjashtua në vitin ‘96 për falsifikim provash. Ai u akuzua se falsifikoi provat në djegien e magazinës së armatimeve në Peqin, në vitin 91. Më pas, u përjashtua në vitin 2001, nga Bilbil Mema, atëherë drejtor i përgjitshëm i Policisë, për abuzime të rënda me atributet e policisë. U kap me abuzime me armatimin, kur ishte shef i sektorit të grumbullimit të armëve në komisariatin e Kuçovës" tha ajo duke i shfaqur mediave dy shkresa zyrtare që Ministria e brendshme, në një komunikatë për shtyp saktësoi se "punonjësi i inspektimit në MPB, Anastas Meçi, është larguar nga Policia e Shtetit në vitin 1996 me urdhër të ish-Ministrit të PD-së, Agron Musaraj, për motive politike". Ministria tha se ai nuk punonte në Policinë e Shtetit por në Administratën Publike, dhe jo në varësi të Ministrit të Brendshëm. "Meçi gëzon statusin e nëpunësit civil dhe i plotëson të gjitha kriteret për t’u rekrutuar në Administratën shtetërore, është liruar nga detyra pa respektuar proçedurën ligjore" përfundon ministria.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet