PD, Veliaj vuri drejtor ujësjellësi një të akuzuar për plagosje

Deklaratë e anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, Fabian Topallaj. Ish zv. kryetar i Komunës Levan, plagosi me armë pa leje 2 qytetarë në mes të ditës në rrugën nacionale Fier - Levan

TIRANE - Këshilltari i PDsë tha sot se drejtori i sapoemëruar i ujësjellës kanalizime Tiranë, Eqrem Braçe në vitin 2014 në atë kohë zv. kryetar i Komunës Levan, plagosi me armë pa leje 2 qytetarë në mes të ditës në rrugën nacionale Fier - Levan. "Mesa duket Veliaj nuk ka kohë që për emërimet e tij të bëjë të paktën një kërkim të thjeshtë në google ku rezulton se drejtori i tij Eqrem Braçe ka probleme të forta me ligjin. Nuk ka kohë Veliaj se është i zënë me shkatërrimin përfundimtar të administratës së Bashkisë duke shkarkuar përditë dhjetra nëpunës që prej vitesh janë pjesë e administratës publike" tha këshilltari i PDsë Fabian Topallaj që akuzoi Veliajn se "ka shkarkuar në mënyrë krejt abuzive nga puna nënën e 4 fëmijëve zonjën Vjoleta Geca, e cila në përpjekje për ta takuar punëdhënësin e saj është konfrontuar fizikisht me Erjon Veliajn dhe shefen e kabinetit të Veliajt. I bëjmë thirrje Veliajt të ndërpresë valën e shkarkimeve abuzive nga puna të nëpunesve të ndershëm dhe zëvendësimin e tyre me njerëz të inkriminuar, sepse numri i shpullave që Veliaj do marrë nga padrejtësitë që shkakton, shumë shpejt mund tia kalojë numrit të shpullave që ai përdor për propagandë" shkruan PD në komunikatë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

8 Komentet

  1. studentja  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    ke te sjellim salen ? ai ka vrare kater vete apo harruat ?

  2. cene  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    nuk lane kriminele pa emeruar ne poste drejtuese ka ardhur koha te rrezojme qeverine

  3. faturisti  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    oh cpo i vidhkan faturat e uji lum ne !hajde shko e ankohu ky ta kercet me plumb ballit mesa po shof

  4. altin hoxha  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    shqiperine e shpetojne vetem shqiptaret e keqja eshte se ketu njerezit jane te pergjumur akoma

  5. gjyqtari  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    minimuni qe duhet te bejne keta eshte te heqin qafe te inkriminuarit jo ti vine ne krye te nderrmarrjeve nese kjo eshte e vetmja rruge per te mbajtur pushtetin ne kete vend me mire te mos kthehemi me kurre ketej

  6. ola  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    pd i ka lene ne qoshe bandat po ky i futi ne qeveri mjere ne thuaj

  7. sot  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    po keta kriminele qe ish qeverise sot jane prape te qeverise kshu qe aty se aty jemi shqiperine do e shpetojne nderkombetaret !!!

  8. cene  e Shtunë 26 Shtator, 2015

    paska fillu dhe veliaj me bo si rama ? normal po keta si mendoni se i fituan votat me pula ? jo jo me kriminela i fituan po te mos ishin kriminelet nuk do te kishte sot as qeverisje rama - meta , ler ate po sot keta papagallet e rames dalin e na shfajesohen per emerimet se paskan qene te detyruar po po