PD, afati i rregjistrimit nuk mund të shtyhet

Koalicioni Opozitar, përmes një letre të nënshkruar sot nga kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, ka sjellë në vëmendjen e KQZ, se afatet e parashikuara në nenet 64 dhe 65 të Kodit Zgjedhor, për regjistrimin e partive politike dhe koalicioneve zgjedhore, janë afate prekluzive, dhe nuk mund te shtyhen, thuhet në një deklaratë për mediat nga PD. Po ashtu, në njoftimin për media, thuhet se, “PS dhe LSI i kanë kërkuar KQZ-së që të shtyjë afatet e regjistrimit të koalicioneve zgjedhore. Në letrën e koalicionit opozitar drejtuar KQZ sot pasdite, thuhet se qëndrimi i KQZ ndaj kësaj kërkese, apo vendimmarrja mbi këtë kërkesë, do ta nxirrte këtë institucion thellësisht politik që shërben si mashë elektorale për kastën qeverisëse”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet