PD duhet të rilind, por kjo është puna e tyre. Puna jonë është të bëjmë zgjedhje

Nga Malësia e Madhe, kryeministri Edi Rama u ka bërë të qartë PD- LSI dhe partive të tjera opozitare se nuk do të lejojë krijimin e një qeverie tranzitore dhe se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbahen. “Kanë vendosur që të mos hyjnë në zgjedhje, do donim që t’i kishim në garë se është më e bukur fitorja kur e mund tjetrin me gola jo në tavolinë, i bëmë të gjitha përpjekjet tona. Ka një gjë që ata kërkojnë dhe ne nuk ia plotësojmë dot. Luli do të bëhet kryeministër dhe thotë “ik ti se do vij unë”. Por unë kam marrë vota nga ju, kjo është e pamundur s’e bëjmë dot. Po këta të tjerët mendojnë që vërtetë do shtyhen zgjedhje dhe besojnë se në fund do të ketë një gjë që Luli do të marrë gjysmën e qeverisë. Asnjë nga këto nuk do të ndodhë. A jo që do të ndodh është se pas zgjedhjeve PD duhet të rilind, por kjo është puna e tyre. Puna jonë është që të bëjmë zgjedhje”, tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

2 Komentet

  1. torni  e Premte 26 Prill, 2019

    po shko he mlysh