PD, emrat që priten të largohen në Shtator

Valë pastrimesh dhe brenda selisë blu. Emra që largohen, me apo pa vullnetin e tyre të lirë; të tjerë që ngrihen në poste drejtuese. Në muajin Shtator do të mësojmë diçka më shumë. Gjithsesi, disa prej emrave kryesorë të selisë blu janë bërë publike sot në media. Një prej tyre është rivali kryesor i Bashës gjatë fushatës elektorale Eduard Selami, i cili pritet të mbajë postin e nënkryetarit ose Sekretarit të përgjithshëm. Të tjerë që priten të largohen fliten se janë Arben Ristani, Eno Bozdo, Zana Guxholli, Endira Bushati, Arben Skenderi, Valbona Mezini, Julian Deda, Kreshnik Collaku, Fabian Topollaj dhe Tomor Alizoti. Ndërsa ndër emrat që priten të jenë ende në poste drejtuese flitet: Dhurata Cupi, Enkelejt Alibeaj, Eduart Paloka, Grida Duma etj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

18 Komentet

  1. Rim Krraba   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Sedi nuk I njof

  2. Osman Sharra   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Une do te mendoja dhe do te deshiroja qe te rinjte ta marrin stafeten gradualisht duke patur edhe te tjere me eksperience aty . Edhe te gjithe te "vjetrit" nuk duhen hequr ne bllok . Brezat duhet te nderthuren . Por disa e kene bere balte . Prova duhet te jete 2 vjecare .

  3. Enver Arifi   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Juve qe veproni kinse "ne emer" te nje mendimi ndryshe brenda pd.e ne fakt sbeni gje veqese qoni ujin te mulliri i komshiut oponent u duhet kendellje per te sjell frymen e pajtimit e te bashkimit ne pd.Luli u zgjati dore tani me mandat o pa mandat koha dhe injorimi i shumices brenda pd.ne krye me Lulin kryetar legjitim i zgjedhur -do u shkrij !.

  4. Shaqir Tafaruci   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Basha po e fundos PD. Po afron servilet, me aprovimin e Berishes. Po largon njerezit e fuqishem, qe kane goxha perkrahje brenda PD .Ai po percane partine. Ka vendosur interesat e vogla mbi ate te partise.

  5. Ilir Dardha   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Mbaroi fushata e zgjedhjeve! Tani eshte fushata e zhvatjes!!

  6. Doriana Metollari  e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    PD shpesh here etiketohet si 'parti e familjes': si mendon kujt i sherben kjo?

  7. Julian Deda  e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Une personalisht e perdor opoziten kunder rilindjes. (Gjate fushates brenda llojit eshte tjeter bisede). Sot jemi ne te tjera kushte. Qe bte kuptohemi, une flas per vefe ketu dhe nuk marr oersiper asnje emer tjeter te perveçem.

  8. Violeta Gjoka   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Rinovim i PD do te jete kur te ndryshoje mentaliteti dhe kryetari... Dhe MOS te jete parti familiare sic rendom flitet se eshte.

  9. Doriana Metollari  e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    e gjithe fushata e PDse per zgjedhjen e kreut te ri, eshte bere mbi bazen e zerave te ndryshem. Dhe perzgjedhja se cilet largohen ose jo, nuk mund dhe sigurisht nuk duhet te behet mbi kriterin e te qenit i ndryshem ose jo brenda partise. ky eshte regull demokracie. por pyetja eshte: si e perdor opoziten dhe ne favor te kujt? (mos te keqkuptohemi se s'po bej akuza ketu)

  10. Julian Deda   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Shiko se ne bisede po bejme mbi nje shkrim qe nuk e ke bere te dhe nuk ke ose mban pergjegjesi dhe mbi te gjitha mbi nje super thashethem, qe te siguroj se nuk do ndodh asgje nga keto qe shkruhen sot. Por ajo qe po sqaroj eshte se zeri ndryshe eshte i shendetshmen dhe nuk ma do mendja te shihet si element perjashtimi enverist te njerezve.

  11. Doriana Metollari   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    E para keta jane emra qe fliten (eshte cilesuar ne shkrim). E dyta, ti ashtu si te tjere kane te drejte te bejne politike, dhe ne politike ka rivalitet. Pastaj, brenda cdo kampi politik ka rregulla loje dhe njerezit presin te shohin (atehere kur behet) nje gare me nivel dhe standard. E pesta, kush po te thote t'ia lesh vendin dikujt tjeter ti?

  12. Julian Deda   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Duke paralelizuar udheheqjet. Pastaj meqe jam i ri, pse pritet qe ti leshoj vendin nje tjeter te riu? (Sipas shkrumit)

  13. Doriana Metollari   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Kush Enver? E ka fjalen per Bashen? (sigurisht qe je i ri). Nuk me duket se nuk ka patur opozite te forte brenda Pd, Julian. Ti je nje prej tyre psh.

  14. Julian Deda   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Sepse titullu eshte "priten te largohen" dhe nuk behet fjale per te rinj e te vjeter, sepse une i ri jam vete, por behet fjale per emra pro dhe kunder Enverit.

  15. Doriana Metollari  e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Julian nuk besoj se brenda nje partie mund te kete spastrime te tilla, sepse njerezit qe mblidhen jane persona qe sigurisht kane nje rreth, kane nje kontribut dhe po ashtu jane votuar. Nuk besoj po ashtu se do te behet siç thua ti 'koha e enverit', por besoj se po do te kete emra te rinj qe do te ngrihen dhe te tjere qe do te marrin me pak skenen, si ne cdo parti tjeter ne etapa te ndryshme

  16. Julian Deda   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Doriana Metollari....çfare do te thote pritete te largohen? Se p.sh. une jam anetar i keshillig kombetar, i zgjedhur me vote. Pra une nuk e kam ndermend te largohem pa mbaruar mandati 4 vjeçar ne 2018. Dhe pas tij une do kandidoj pra. Nese ka nje plan nga ana e republikes se re per te hequr njerez su ne kohen e Enverit, kjo eshte tjeter pune. Por do e kete shume veshtire ta beje.

  17. Lavdi Bakiu   e Mërkurë 2 Gusht, 2017

    Eshte DejaVu te PS