PD feston sot 27-vjetorin e themelimit, PS dhe LSI pjesë e festës

Partia Demokratike do të festojë sot në orën 18:00 në Pallatin e Kongeseve, 27-vjetorin e themelimit të saj. Në këtë festë do të jenë pjesë figurat më të larta të PD-së që nga krijimi i saj deri më sot. Por nuk kanë munguar as ftesat për Partinë Socialiste dhe LSI. Sipas disa burimeve në media, PS do të ketë përfaqësuesin e saj në këtë festë, por emri nuk është bërë ende i ditur. Ndërkohë nga LSI, pritet të marrë pjesë kryetarja Monika Kryemadhi, dhe Petrit Vasili. Ky 27 vjetor nuk e gjen Partinë Demokratike në çastin e saj më të mirë, kjo ndikuar edhe nga humbjet e zgjedhjeve të qershorit. Kreu i PD-së ka deklaruar se po kryhet një analizë për sa i përket shkakut të kësaj humbjeje, ndërsa do të nisë një proces edhe për bashkimin e partisë. Se cilat do të jenë planet konkrete të PD-së në muaj në vazhdim, kjo pritet të zbulohet sot, në fjalën e kreut demokratit Lulzim Basha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet