PD mbyll fushatën në Dibër, Basha: votoni mes të mirës dhe së keqes

Kryetari i PDsë, Lulzim Basha zhvilloi fushatën përmbyllëse në Dibër për zgjedhjet e së dielës, ku kërkoi votat për kandidatin e djathtë, Sherefedin Shehun. Ai ishte i shoqëruar nga krerët e partive opozitare, Nard ndoka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Kreshnik Spahiu dhe Agron Duka. Basha kërkoi nga demokratët që të zgjedhin midis dy modeleve, të mirës dhe së keqes, njeriu të lirë dhe atij të kapur. Kreu i opozitës dhe mesazhin e tij edhe për këdo që tenton të tjetërsojë votën në Dibër, duke paralajmëruar se do të përballen me pasoja që nuk do t’ua mbajnë dot gjunjët. Basha u kujtoi dibranëve, se do të jetë Partia demokratike ajo që do të përfundojë rrugën e Arbrit, pasi kryeministri Rama e varrosi projektin, duke lënë mbi 100 mijë dibranë në izolim. Për opozitën, Dibra do të jetë sinjali i parë tregues i rikthimit të së djathtës në pushtet.

Në fjalën e tij përpara popullit dibran, kandidati Shehu premtoi se bashkia do të ulë tarifat në 0 %, ndërsa taksat do të ulen në nivelin minimal që e lejon ligji. Gjithashtu ai u shpreh se do të ndihmojë fermerët em financime dhe do të punojë për rritjen e punësimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet