PD publikon përgjimet telefonike të Agron Xhafaj dhe kërkon largimin e Ministrit

Në një konferencë për shtyp dy deputetët e PDsë Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji publikuan një bisedë, pa datë, që vëllai i Ministrit Xhafaj, Agron Xhafaj kishte bërë me një bashkëpunëtor të tijin.

“Janë tre fakte të rëndësishme se si Fatmir Xhafaj në detyrën e ministrit të Brendshëm, shkel ligjin duke penguar çdo veprim për ekstradimin e të vëllait. Agron Xhafaj nuk e vuan dënimin, nuk bënë asnjë ditë burg sepse Fatmir Xhafaj nuk përmbush përgjegjësit ligjore të Ministrit të Brendshëm, përgjegjësi të tilla si të verifikoj dhe të indentifikoj identitetin e Agron Xhafajt, të njoftoj autoritetet italiane për vendndodhjen e tij në Shqipëri. Ta arrestojë dhe ta burgos atë”, tha Alibej.

Në tjetër, argument sipas deputetit të PD-së Alibeaj është fakti se Fatmir Xhafaj në pozicionin e tij, si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, falsifikoi dokumentet zyrtar për të favorizuar të vëllain e tij.

“Falsifikimi pamundësoj edhe vuajtjen e dënimit në Shqipëri si i dënuar me vendim të formës së prerë me 7 vjet e dy muaj burg për trafik ndërkombëtar droge dhe kështu nuk bënë asnjë ditë burg”, tha Alibeaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet