PD: Qeveria fsheh të dhënat zyrtare për financat e korrikut

''Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë mungesë transparence, këtë përpjekje të dëshpëruar për të mbuluar korrupsionin dhe dështimin dhe ka një plan për shpëtimin e vend

TIRANË - Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për fshehje të të dhënave zyrtare për financat të muajit Korrik, duke e konsideruar mungesën e transparencës si thellim të abuzimit. Këshilltari për financat në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, në një deklaratë për mediat të premten u shpreh se “qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik. Mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana. Muaji korrik është sërish dramatik në mbledhjen e të ardhurave, ku mungojnë para në buxhet për rrugë e shkolla, për çerdhe e kopshte, për rritje pagash e pensionesh. Partia Demokratike e denoncon me forcë këtë mungesë transparence, këtë përpjekje të dëshpëruar për të mbuluar korrupsionin dhe dështimin dhe ka një plan për shpëtimin e vendit, që konsiston në uljen e taksave, barazinë para ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe transparencën e plotë të financave të vendit”, tha Teliti.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet