PD/LSI nuk regjistrohen në zgjedhje, KQZ: kanë dhe 2 ditë afat

Më 21 Prill është afati i fundit për regjistrimin e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Kjo datë përkon jo vetëm me pushim zyrtar të administratës por dhe me të dielën e Pashkëve. Për këtë arsye subjektet politike do kenë dy ditë më shumë kohë për t’u bërë pjesë e garës. Partia Demokratike dhe aleatët e saj, vendosën të mos regjistrohen në zgjedhje. Afat tjetër i rëndësishëm është afati i krijimit të koalicioneve, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, partitë që duan të krijojnë koalicion parazgjedhor duhet ta depozitojnë pranë KQZ në datën 2 Maj. Afat tjetër më rëndësi është afati për regjistrimin e kandidateve që është afati 13 Maj. Data e dekretuar nga Presidenti, është data 30 qershor 2019.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet