PS në një nivel të ri organizimi, Rama mbledh Asamblenë; porositë për kryebashkiakët e rinj

Kryesia e Partisë Socialiste thërret Asamblenë Kombëtare për ta çuar në një nivel tjetër organizimin e partisë. Asnjë mllef ndaj bashkive të djathta, "do të ndërtojmë një raport solid me administratën e tyre", tha Rama në një prononcim. Transparencë maksimale për të gjitha lëvizjet që mund të jenë të nevojshme, jo në funksion të diskriminimit politik apo spastrimit politik, por në funksion të meritës në çdo bashki. Ndërkohë Rama siguron se nuk do të ketë ndryshime në Qeveri. Një mesazh dhe për opozitën, “e rëndësishme për ne është që t’i qëndrojmë besnik të gjithëve, edhe atyre që na votuan edhe atyre që nuk na votuan. Historitë me 7 herë 7 bëjnë 42 ia kemi lënë opozitës. PS dhe kandidatët tanë kanë marrë një mbështetje përtej çdo pritshmërie mbi kushtet ku janë zhvilluar këto zgjedhje. Mbi këtë bazë kemi filluar punën”, tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet