PS: nëse prokuroria hesht ndaj Bashës, të hënën do paraqesim kallëzim penal për kreun e PD

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, deklaroi ditën e djeshme në parlament se nëse prokuroia do të vazhdojë të heshtë dhe të mos regjistrojë procedim penal nga kreut të PD-së, atëherë PS-ja do të paraqesë një kallëzim penal ditën e hënë. Ky kallëzim ka të bëjë me skandalin e zbuluar në PD, pasi kanë investuar rreth 1 milionë euro për lobime në SHBA dhe nuk i ka deklaruar shumicën prej tyre në KQZ.

“Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i bën thirrje Prokurorisë, se nëse heshtja e saj e pashpjegueshme do të vazhdojë edhe nesër, ne do të jemi të detyruar të paraqesim ditën e hënë kallëzim penal për shtetasin Lulzim Xhelal Basha si i akuzuar direkt për këtë skemë mashtrimi financiar me vulën e Partisë Demokratike”, tha Balla. Deputetët Taulant Balla dhe Ulsi Manja deklaruan dje se e kanë tashmë dosjen me të gjitha të dhënat mbi paratë e përdorura nga PD dhe ajo do shkojë në prokurori shumë shpejt.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet