Palët bien dakort për Byronë e hetimit, ngërç në zgjedhjen e institucioneve

Pas tri javësh ngerçi institucional, opozita dhe maxhoranca u kthyen në Komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, ku ranë dakort për shumë çështje. Plaët duke se kanë rënë dakord për Byronë kombëtare të hetimit, por mënyra sesi do të votohenKëshilli i lartë i gjyqësorit dhe Këshilli i lartë i prokurorisë, nuk gjeti zgjidhje. Do të jenë ekspertët e OPDAT-it dhe EURALIUS-it, që do të argumentojnë përmes një memoje, mundësitë e kësaj zgjedhjeje. Opozita ka kërkuar që për dy këshillat që do të emërojnë dhe kontrollojnë gjyqtarët, të kishte të drejtë të propozonte dy anëtarë dhe maxhoranca dy të tjerë. Ndërkohë maxhoranca ka kërkuar që të gjendet një formulë, e cila nuk do të prekë nominimin e tyre nga fushat ëqë janë përcaktuar, për ata që nuk vijnë nga gjyqësori. Palët kanë rënë dakort për mënyrën sesi do të funksionojë kontrolli i pasurisë, integritetit dhe aftësisë së gjyqtarëve dhe prokurovë. E vetmja çështje që ka mbetur pa një zgjidhje përfundimtare, është formula e përbërjes së komisionit dhe akreditimi i vëzhguesve të huaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet