Paloka për Nishanin: nga President u bë ''punëtor''

Nuk ka kaluar pa komentuar kthimi i Bujar Nishanit në strukturat e Partisë demokratike. Njëri prej nënkryetarëve të selisë blu, Edi Paloka tha për Ora News se rikthimi i Nishanit nga Presidenca në Parti është "jo e natyrshme". Më pas pranon "nuk ka asgjë, është një zgjedhje që gjithësecili mund ta bëjë. Mendohet se Presidenti është kulmi i një karriere politike, por zoti Nishani është i ri dhe nuk ka asnjë arsye pse të mbyllë karrierën politike. Është një zgjedhje që gjithësecili e bën vetë."

Paloka komenton emrat e mbetur jashtë. Nuk janë kritikët ata që kanë ngelur jashtë listës. "Tomorr Alizoti, një nga figurat që e ka kritikuar jo pak Bashën. Apo Genti Malko. Asnjë nuk ka mbetur jashtë përveç atyre që kanë zgjedhur të largohen. Gjithë përpjekjet tona kanë qenë për ti afruar njerëzit që realisht kritikat i kanë se shohin probleme që duhet të rregullohen brenda PD. Nga kritikët ka dy lloje, këta që e kritikojnë se duan që gjërat duan të rregullohen dhe janë ata që kritikojnë çdo gjë. Këta kanë vetëm atë qëllim dhe nuk i duhen as PD dhe as ndonjë partie tjetër."

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet