Parashikimi i qeverisë: borxhi nga 72,5% në 68% gjatë vitit elektoral. Katër miliardë për zgjedhjet

Katër miliardë Lekë është shuma që do të shpenzojë Qeveria shqiptare nga buxheti i shtetit, për zgjedhjet e ardhshme elektorale. Sipas kuadrit ekonomik dhe fiskal për vitin zgjedhjor 2017 - 2019 dhe parashikimeve afatmesme të të ardhurave dhe shpenzimeve, në tre vitet e ardhshme, nuk ka projekt për rritje pagash dhe pensionesh, apo shpenzime të tjera kapitale, përveç zgjedhjeve, mbi të cilat shkruhet një shumë prej L4 mld. Pagat e administratës publike do të rriten në vitin 2017 me L1 mld, në vitin 2018, L1,5 miliardë e L2 mld në 2019. Shpenzimet kapitali, pas një tatëpjete prej L4 mld në 2018tën do të pësojnë një rënie drastike me L1 mld në 2018tën. Dy miliardë Lekë marrin shpenzimet publike, në 2017 - 2018, ndërsa L5 mld parashikohen për 2019tën. Parashikimet fiskale dhe ekonomike të Ministrisë së financave synojnë të ulë borxhin nga 72,5% në 68% në vitin 2017 dhe 59,3% në 2019tën. Defiçiti fiskal pritet të ulet nga 4% që ishte vitin e kaluar në 1,4% këtë vit dhe 0,5% të prodhimit të përgjithshëm kombëtar për 2018tën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet