Parlament/ Paloka gjuan me bojë Ramen

Në seancën e sotme plenare pritet të votohet ratifikimi i Protokollit të aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Në këtë seancë i pranishëm është edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Në një moment krejt të papritur në prani të Kryeparlamentarit të Maqedonisë, deputeti i PD-së Edi Paloka ka qëlluar me bojë Kryeministrin Edi Rama. Rama i kërkoi ndjesë z. Xhaferi për fjalën e mbajtur nga kreu i PD-së Basha i cili në këtë seancë solemne për Maqedoninë e Veriut zgjodhi të përsëriste akuzat ndaj qeverisjes së vendit. “Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes”, tha Rama menjëherë pas fjalimit të Bashës. Në këtë moment deputeti i PD, Edi Paloka u ngrit dhe goditi me bojë Kryeministrin Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet