''Parlamentarët bojkotojnë Parlamentin. Në vendin tim kjo është absurde''

I thirrur nga Aleanca, ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel foli për pozicionin e qeverisë gjermane në lidhje me bojkotin e parlamentit nga opozita dhe pengimin e Reformës. “Tani, për fat të keq dhe pa kuptuar mire, po shohim që reforma në drejtësi po pengohet. Askush në Europë nuk po e kupton siç duhet. Parlamentarët bojkotojnë Parlamentin. Në vendin tim kjo është absurde. Në vend të kësaj, ata mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë kundrejt Parlamentit. Ne s’mundemi dhe s’duam ta pranojmë dhe është absurde sepse për pak javë keni zgjedhje në Shqipëri dhe rasti më normal do të ishte që nëse deputetët nuk janë të kënaqur me qeverinë, ta anatemojnë këtë në fushatë. Cili është parimi bazë i demokracisë? Që në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, pakicat të mund të pranojnë shumicën. Sepse në të ardhmen do të kenë shansin për tu shndërruar në shumicë”, tha Gabriel.Ministri gjerman tha se këtë mesazh do t’ja përcjellë edhe kreut të opozitës, Lulzim Bashës, gjatë takimit me të. "Nëse opozita ka shqetësime për zgjedhjet e lira dhe të ndershme ne jemi të gatshëm të sjellim vëzhgues, por kjo diskutohet në Parlament jo në çadër", shtoi ai. Gjermani është e qartë në mesazhin e saj: nëse zgjedhjet bojkotohen apo nëse vendi kalon në një situatë kaotike për këtë nuk mund të kemi marëveshje, dhe integrimi i vendit vihet seriozisht në rrezik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet