Parlamenti nis seancën me një kerkesë urgjente nga opozita

Seanca parlamentare e kësaj dite të enjte ka nisur me një kërkesë urgjente nga opozita. Me kërkesë të kreut të grupit të PD Edmond Spaho dhe ai i LSI, Petrit Vasili, kreu i kuvendit njoftoi se opozita ka kërkuar interpelancë urgjente për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj sa i takon ekstradimit të Nazer Seitit, si dëshmitari kyç i çështjes Tahiri. Pas kësaj ministrja ka marrë fjalën duke u shprehur se opozita po kërkon sherrin e radhës.

“Nuk jam thirrur për një debat ligjor por për një motiv të mirëfilltë politik. Kërkoni një kauz që nuk e keni. Për Seitin është ndjekur e njëjta procedurë ligjore e shumë rasteve dhe shumë viteve të mëparshme. Une kam bëre të njëjten gjë që kanë bërë edhe Ministrat paraardhës. Për ekstradimin nuk egzistonin pengesa ligjore. Të gjitha këto vijnë nga frika nga drejtësia. Duke studiuar për ekstradimet gjeta xhvahiret e ekstradimeve tuaja. Dëshiroj tu siguroj se shtetasi as nuk është liruar dhe as nuk ka shkuar për pushime por u është dorëzuar organeve italiane të prokurorisë, të cilët kanë vendosur arrest me burg dhe sot ai atje ndodhet në qeli", tha Gjonaj.

Ndërkohë pas fjalës së ministres deputeti i PD Enkelejd Alibeaj njoftoi se do të dorëzojë në prokurori kallzim penal për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj duke e akuzuar për "shpërdorim detyre" lidhur me ekstradimin e Nezar Seitit.

“Nezar Seiti është pjesë kryesore e bandës Tahiri-Habilaj, bandë kriminale kjo për të cilën prokuroria shqiptare në 19 tetor 2017 e arrestoi pasi sekuestroi 4 tonelata drogë. Seitaj është ‘patatja e nxehtë’. Ministrja e Drejtësisë zgjodhi të shkelë ligjin, miratoi ekstradimin. Nezar Seitin e degdise në shkelje të ligjit, por motivet i le këtu. Ai ishte i vetmi anëtar i bandës i rënë në rrjetën shqiptare. Habilajt në Itali, 3 shefat e policisë së arratisur, Tahiri në Parlament, Nezari ishte i vetmi që mund të fliste”, tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet