Partitë e vogla krijojnë Aleancë brenda opozitës së PDsë

Krijohet një tjetër grupim i djathtë brenda opozitës së vjetër. Janë pesë parti, pjesë e koalicionit të PDsë që kanë prezantuar strategjinë e tyre, duke theksuar se qëllimi është rritja e presionit për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Në një forum të përbashkët është prezantuar qëllimi i nismës si dhe synimi. Kryetari i PAA Agron Duka e vuri theksin te problemet ekonomike. Dashamir Shehi i LZHK, nënvizoi vullnetin për të reaguar. Nga ana e tij kryetari i PR theksoi se në Shqipëri është krijuar vetëm një pushtet, ai i Edi Ramës. Nga ana e tij Vangjel Dule nënvizoi angazhimin për proceset integruese të Shqipërisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet