Partitë shqiptare nuk duan ndryshim, por përmbysje për të sunduar

Do të jetë në dorën e qytetarëve të përshkallëzojnë protestat apo jo. "Qeveria sot nuk i ka lënë asnjë rrugë tjetër, përvecse një revolte frontale dhe totale me çdo çmim kundër Edi Ramës. Të protestohet në revoltë totale deri në momentin që ky njeri të rrëzohet", tha deputeti Klevis Balliu në studio televizive.

Por megjithë problemet që lidhen me qeverisjen Rama, opozita ka treguar se po bën oponencë të stilit të vjetër, me përmbysje e ringritje, pa zgjidhur asgjë.

Në bazë të ndryshimit real e thelbësor të Shqipërisë qëndron Reforma zgjedhore, ajo e drejtësisë dhe vetingu në politikë. Deri tani palët kanë rënë dakord vetëm për reformën në drejtësi (gjykatat). Për çështjët që lidhen direkt me vetë ata, nuk kanë ndërrmarrë asnjë iniciativë për ndryshim.

Atëherë pse duhet ti besojnë qytetarët? Që ata ti sundojnë?!

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet