Hashim Thaçi, President i Kosoves

Pas Rames, Thaçi flet për bashkim kombëtar

Presidenti kosovar Hashim Thaçi mendon si homologu i tij shqiptar. Nëse BE lë jashtë Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme. Deklarata erdhi gjatë një intervistë për Radion Europa e Lirë. Edi Rama kishte mbajtur thuajse të njëjtën linjë të një interviste për Politiko. "Bashkimi Evropian, aktualisht as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor, nuk ka as vizion dhe as lidership për integrimin apo zgjerimin me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këtë vonesë, këtë ngurtësi, e këtë mungesë largpamësie për fat të keq janë duke e shfrytëzuar ideologji dhe vende joeuropiane dhe të frymës e vizionit jo euroatlantik”, është shprehur Thaçi që shton se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe mungesa e fleksibilitetit të BEsë po frustron qytetarët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet