Pas kërkesës së eurodeputetëve për miratimin e Reformës Zgjedhore, opozitë mazhorancë bëhen bashkë

Pasi eurodeputetët kërkuan që partitë politike të miratojnë sa më parë reformën zgjedhore, është zhvilluar mbledhja e dytë e komisionit të kësaj reforme. Gjatë kësaj mbledhjeje morën pjesë edhe ekspertë zgjedhorë të koalicionit të vëzhguesve vendorë, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit Zgjedhor. Kështu përfaqësuesit e shoqërisë e vunë theksin në trasparencën e financimit të partive politike, zgjatje të afateve të verifikimit të pastërtisë së figurës së kandidatëve zgjedhorë. Blendi Çuçi tha se propozimet e Shoqërisë Civile do të gjykohen nga komisioni dhe ekspertët dhe do të merrën në konsideratë. Ndërsa Luan Rama në fjalën e tij theksoi se edhe pse kemi 20 vjet që bëjmë reforma zgjedhore, sërish jemi te pika e fillimit, me një standart skandaloz zgjedhjesh. “Këtë kemi për mision të bëjmë dhe duhet ta bëjmë gjithë së bashku.”

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet