Patozi: deputetët e PDsë po e bëjnë qesharake partinë

Një prej eksponentëve të Partisë Demokratike Astrit Patozi, tha sot në një intervistë për Panorama se deputetët e partisë së tij, e kishin bërë qesharak selinë me reagimet e tyrë "individuale", për Xhafajn. Patozi, i cili njihet si një prej opozitarëve të kreut Basha brenda PDsë, ka patur hera-herës qëndrime të kundërta me të dhe mbështetësit e kreut të ri, në parti. Patozi akuzoi Bashën për hapjen e një vijë të lehtë dialogu me kundërshtarin e tij politik, gjë që nuk ka qenë asnjëherë në preferencat e politikës shqiptare, pas diktaturës, por nga ana tjetër ai tha se, deputët e Partisë demokratike, morën merita të pamerituara për dorëheqjen e Xhafajt, dhe se nuk ka patur një reagim zyrtar serioz për vendimin e ish ministrit të brendshëm, për largim nga Kabineti qeveritar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet