Pavarësisht kërkesave të europës, PD vazhdon protestën

Pavarësisht deklaratave që bëhen nga çdokush që vjen në Tiranë - tha dje Lulzim Basha duke iu referuar vizitës së ministrit të jashtëm gjerman Sigmar Gabriel - opozita hyn në zgjedhje vetem më qeveri teknike. Dy ditë më parë ministri gjerman kishte shprehur mendimin e tij për kthimin e opozitës në Parlament, por PD nuk leviz nga gazebo. "I vetmi që qendron si pengesë për realizimin e këtyre zgjedhjeve është Edi Rama. Për gjashtë javë të mandatit të tij refuzon tu hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme", tha Basha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet