Peleshi: ja agjencitë që shkrihen, punonjësit qëndrojnë

Agjencitë me më pak se dhjetë punonjës do të shkrihen, por punonjësit e tyre nuk do të largohen nga puna. Ata do të punësohen në profile të ngjashme. I emëruari në Ministrinë e bujqësisë nga kryeministri Rama, qetëson zërat sipas të cilave, gjatë këtij muaji do të ketë pushime në masë në administratën publike. Agjencitë me më pak se dhjetë punonjës do të shkrihen, por vartësit do të shpërndahen nëpër profile të ngjashme. Sigurisht kjo nuk vlen për të gjithë. "Administrata jonë, krahasuar me rajonin është më e vogla, por e kundërta për numrin e institucioneve, kemi 500 drejtori, 52 tipologji institucionesh, ka një kakofoni për emërimet dhe funksionet", tha Peleshi për mediat. Shkrirja e institucioneve është një proçes, dhe drafti nuk është çuar ende deri në fund. Një bazë shumë e mirë për të filluar punën në çdo sektor, dhe çdo ministri, mbështet ish zv.Kryeministri i vendit, aktualisht ministër në qeverinë e re.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet