Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE, një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR

“Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Europian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Europës e vendit të tij”, deklaroi sot kryeministri Edi Rama, duke komentuar letrën e Presidentit Ilir Meta, drejtuar Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Olivér Várhelyi.

Rama tha se “për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin pro dhe Presidentin e vet kundër vendit e kundër vetë Brukselit”.

“Shqipëria mund ta marrë mund të mos e marrë ‘Po-në’ që meriton nga Këshilli Europian, po ama kurimi deri në fund i sëmundjes dërrmuese që i ka ngrënë trupin e shpirtin prej 30 vjetësh, as mund dhe as do ndalet dot me kriza të turpshme të provokuara nga terapia e Reformës në Drejtësi”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “sa nisi terapia intensive e Reformës në Drejtësi nisi dhe reaksioni me temperatura të larta në organizmin e shtetit të sëmurë prej kancerit të korrupsionit. Përpëlitjet e ethshme me bojkote, molotovë, dekrete janë thjesht pasoja të intensitetit të terapisë mbi kancerin”, tha Rama./m.m/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet