Përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi Sali Berisha. Taulant Balla kërkon hetime

Byroja e Kuvendit ka përjashtuar 10 ditë nga punimet e Parlamentit ish-kryeministrin Sali Berisha, pas deklaratave në sallën e Parlamentit për armatosjen e qytetarëve. Ky vendim erdhi psas kërkesës së Partisë Socialiste e cila argumentoi se Berisha kishte shkelur 2 nene të kodit penal. Kërkesa për përjashtimin e Berishës është firmosur nga 12 deputetë të Partisë Socialiste. Deputeti socialist Taulant Balla tha se Byroja mori vendimin më të ashpër që parashikon rregullorja.Pas vendimit të byrosë, deputeti demokrat Edmond Spaho tha se ky veprim ishte hakmarrje për denoncimin që Berisha beri ndaj Shullazit ndërsa e konsideroi vendimin e byrosë një tjetër shkak për të prishur dialogun politik me palëve. Deputeti Taulant Balla përsëriti thirrjen drejtuar prokurorisë për të filluar hetimet ndaj ish kryeministrit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet