Pesë deputetë të LSI bashkojnë votat me PS, votojnë pro ligjit për bursën e energjisë

Pesë nga deputetët e radhës së Lëvisjes Socialiste për Integrim, kanë bashkuar votat me PS për ligjin e bursës së energjisë. Deputetët, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Shezai Rrokaj, Nasip Naço dhe Viktor Tusha, kanë votuar pro në parim të draftit duke siguruar 79 vota së bashku me votat e PS. Por në përfundim gjatë votimit në tërësi të ligjit, 5 deputetët iu binden vendimit te grupit duke votuar kundër. Në reagimin zyrtar të LSI thuhet se vendimi që ka më shumë rëndësi është votimi në tërësi të ligjit, ku deputetët e LSI votuan kundër. Po kështu LSI sqaron se është pro në parim të ligjit, por por nuk bien dakord për menyrën sesi është hartuar dhe për përmbajtjen që ka. Ndërkohë kuvendi miratoi edhe vendimin për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të ligjit të Vettingut në Policinë e Shtetit. Këtë herë bashkuan votat e opozita duke e kaluar këtë ligj me 86 vota dhe 1 abstenim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Child Eagle  e Hënë 19 Shkurt, 2018

    talluni me leket e popullit...shpikni bursa energjie...nuk funksjonon as bursa e parave, do funksjonoje ajo e energjise. Tash me at bursen do ia fusin mir cmimit sa ua don qejfi, se shtetit i thon kaq asht ne burse. Gzoni shqiptare, u shtun instrumente parazitare me te rrjep ma shume.