PD nuk është distancuar nga dhuna

Nëse i gjithë faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje kundër akteve të dhunës, opozita nuk është shprehur kundër, në vija të qarta. Sekretari për marëdhëniet me shoqërinë civile dhe mediet në PS, Alfred Peza kërkoi nga opozita që ta garantojë qetësinë. Peza foli për mungesë të "sinqeritetit politik". "Kemi një qasje nga të gjitha ambasadat, nga SHBA, BE, nga ajo e Gjermanisë dhe OSBEsë, të cilat kanë shprehur se nuk duhet të ketë akte dhune në këtë protestë, dhe opozita duhet të garantojë që protesta të jetë pa dhunë", tha Peza. Ai bën një ndarje mes protestës sot dhe atyre të qytetarëve. Protesta e opozitës është për marrjen e pushtetit, ndërsa ajo e qytetarëve dhe e studentëve ka karakter krejt tjetër. Sot partitë opozitare do të protestojnë në Tiranë, dhe Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të parandaluar dhunën.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet