Europarlamentari Pittella në Shqipëri për integrimin dhe azilantët

''Apeli im është për një aftësi mikpritje e trajtim dinjitoz ndaj refugjatëve, si dhe një bashkëpunim maksimal mes vendeve përgjatë rrugës ballkanike. Rruga e ndërtimit të mureve nga një

TIRANE - Presidenti i së majtës në Parlamentin Europian, Gianni Pittella, mbërrin sot për një vizitë disa ditore në Tiranë. Pas takimeve në Tiranën zyrtare, Pittella do të vijojë turin në Maqedoni dhe në Serbi së bashku me raportuesin për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein. Kjo vizitë e ndarë në dy pjesë nis në Shqipëri dhe lidhet me ecurinë e reformave të cilat do të çojnë vendin drejt hapjes së negociatave për në BE me kushtin që këto vende të jenë në përputhje me kriteret e parashikuara për anëtarësimin në Union. Në një intervistë dhënë për të përditshmen La Gazzeta del mezzogiorno, Gianni Pittella thotë se “Edhe pse kemi vendosur një tip moratoriumi që nuk lejon deri më 2019 hyrjen e asnjë vendi në BE, ne po punojmë që Shqipëria (më pas janë dhe Maqedonia e Serbia) deri më atëherë mund të aderoj në BE" tha ai. Një tjetër temë që do të diskutojë në Shqipëri do të jetë dhe tema e refugjatëve. “Vendet ballkanike janë rruga e tranzitit për të mbërritur më pas në Gjermani e Suedi. Apeli im është për një aftësi mikpritje e trajtim dinjitoz ndaj refugjatëve, si dhe një bashkëpunim maksimal mes vendeve përgjatë rrugës ballkanike. Rruga e ndërtimit të mureve nga një vend në tjetrin nuk na çon askund” tha ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet