Plani ynë ekonomik është taksa e sheshtë 9%

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha sot se “plani ynë ekonomik është taksa e sheshtë 9%. “Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë”, tha Basha. Po ashtu, Basha shton se taksimi i qeverisë zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. “Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent”, deklaron ai.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet