Plas/ SPAK lëshon 22 urdhër arreste për dosjen 339

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme anti-Korrupsion (SPAK) lëshoi 23 urdhër arreste në lidhje me dosjen 339 dhe 339/1 në lidhje me heroinën në Has dhe krimin zgjedhor. 22 urdhër arreste lidhen me krimin zgjedhor në Durrës në tre qendra votimi. Pas hetimeve disa mujore, SPAK ka arritur në përfundimin se 21 komisionerë mes tyre, 14 të PD, LSI dhe PR dhe 7 të PS-së. Mes personave të arrestuar sot për krimin zgjedhor në Durrës përveç komisionerëve është dhe Armelin Zeza një individ anonim, nga fshati Rrubjekë i Durrësit. Hetimi ka provuar se pikërisht, Armelin Zeza, ka votuar në zgjedhjet parlamentare plot 23 herë në fshatin Rrubjekë në emër të emigrantëve. Në tre qendra votimi është provuar nga ana e prokurorisë se 53 persona që nuk kanë qenë fare fizikisht në Shqipëri, kanë votuar, ku në emër të tyre kanë votuar komisionerët e qendrave të votimit dhe në një rast 23 herë ka votuar pikërisht Armelin Zeza.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet