Po harta ku është ?

Basha: ''Parcelat me droge nen mbrojtjen e Sajmir Tahirit, te fotografuara dje ne zonen e Gusmarit, fshatit te tij. Ministri i Brendshem, protektori i bandave me te rrezikshme te narkotrafikut ne vend''

TIRANE - PD denoncon parcelat me drogë, sipas PDsë në mbrojtje të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në imazh paraqiten dy fotografi me kanabis, por pa dhënë detaje të tjera për lokacionin e saktë të parcelave, si psh harta satelitore e vendodhjes. Akuzat u dhanë nga kreu i selisë blu Lulzim Basha. A janë vërtet këto parcela në mbrotje të ministrit ? Ndoshta një hartë satelitore, për lokacionin dhe një provë për lidhjet e pronareve të tyre me qeverinë do të qartësonin njerëzit në vend që të krijonin më shumë pikëpyetje. Opozita dje kërkoi dorëheqjen e ministrit dhe kryeparlamentarit Ilir Meta, pas sekuestrimit të një avioni me droge, që kishte mbërritur nga Shqipëria në Torino. Ndërkohë operacionet e policisë vazhdojnë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet