Policia reagon ndaj qytetarëve dhe jo ndaj kriminelëve

Deputeti i Partisë demokratike Luçiano Boçi mendon se qeveria Rama duhet të largohet, e t'u vërë veshin "zemërimit qytetar".“Në rastin konkret PD dëshmoi qartë se nuk kërkon një pushtet të vetëvetes dhe përdorim të masave, por kërkon që proceset demokratike të jenë bazike në mënyrën si menaxhohet demokracia në Shqipëri. Kërkon që kjo qeverisje të gjejë mënyrat për të reflektuar dhe të largohet dhe të marrë të gjitha masat me qëllim që ky konfrontim qytetar të mos përshkallëzohet dhe të kalojë në ato mënyra që janë të pamenaxhueshme edhe nga opozita por edhe nga policia që e gjen forcën reaguese vetëm për të kundërshtuar qytetarët dhe jo krimin”, tha deputetei demokrat Luçiano Boçi. Referuar dhunës gjatë protestës, ku u godit edhe kryeredaktori i gazetës "Rilindja Demokratike".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet