Presidenti Nishani firmos dekretimin e ministrave

Presidenti i republikës, Bujar Nishani dekretoi emërimin e dy ministrave të rinj të propozuar nga kryeministri. Nishani dekretoi emërimin e Arben Ahmetaj, në postin e ministrit të Financave dhe emërimin e Milva Ekonomin në postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes. Më 17 shkurt Presidenca i përcolli Kuvendit për shqyrtim dy dekretet e shkarkimit të Ministrave Cani dhe Ahmetaj, por nuk dekretoi emërimin e dy ministrave të rinj të propozuar nga kryeministri, duke lënë të kuptohet se nuk do ta bënte këtë për aq kohë sa parlamenti nuk do të shqyrtonte më parë dekretet e shkarkimit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet