Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor viziton sot Shqipërinë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor do të vizitojë sot Shqipërinë me ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Në ora 16:00, Presidenti i Sllovensië Pahor do të pritet nga Presidenti Meta me një ceremoni zyrtare në Institucionin e Presidentit. Vizita do të vijojë me një takim kokë më kokë mes dy krerëve të shteteve, të pasuar nga takimi dhe bisedimet dypalëshe mes delegacioneve zyrtare respektive. Në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp e të dy Presidentëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet