Progres-raporti, Rama: negociatat kalojnë përmes reformës në drejtësi

TIRANË - Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e BEsë, Romana Vlahutin, dhane sot pasdite një konferencë të përbashkët për median pas publikimit të proges – raportit 2015 për Shqipërinë nga Komisoni Europian. Kryeministri Rama tha se progres- raporti konfirmon se rruga e hapjes së negociatave kalon përmes reformës në drejtësi.“Progres- raporti e konfirmon se rruga për hapjen e negociatave kalon përmes reformës në drejtësi, e cila sot mbetet sfida më e madhe jo vetëm e qeverisë, por dhe e qytetarëve në rrugën drejt BE. Mendoj se për rëndësinë sa dhe për kompleksitetin e saj meriton të adresohet së pari si një konstatim mbi prioritetin dy, ku vlerësoet ecuria e mirë në përgatitjen e reformës në drejtësi dhe angazhimi për të siguruar një reformë gjithëpërfshirëse dhe të thellë. “Progres-raporti rekomandon në mënyrë prioritare përfundimin në kohë të reformës gjithëpërfshirëse në drejtësi që do të thotë në këndvështrimin tim nëse reforma në drejtësi do të mbyllet pa humbur kohë të çmuar dhe duke e adresuar fuqimisht në muajt në vijim, atëherë rruga jonë për negociatat është e hapur. Nga ana tjetër në progres raport është e qartë se kjo lidhet ngushtësisht me konsolidimin e rezultateve ku theks të veçantë kanë hetimet, gjykimet dhe ndëshkimet. E nënvizova këtë për të gjithë ata që suynon të thonë të kundërtën, dhe në fakt mungojnë në këtë thirrje kombëtare për të realizuar këtë reformë me rëndësi historike”, u shpreh Rama. Në raport, tha Rama, “ka vlerësim për qëndrueshmërinë makroekonomike dhe veçanërisht për operacionin kundër informalitetit dhe reformën e tatimeve që janë të dy fryt i punës së madhe por ende të pambaruar që ne kemi bërë. Jemi të bindur të vijojmë me reformën që kemi ndërmarrë në fushën e energjisë”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet