Projektligji për politikanët, qytetarët të përballen me kulturën e shpifjes

TIRANE - Kryeministri Rama reagoi sot pas publikimit të shtojcës, propozuar në Kodin Penal për "shpifjen", nga Qeveria. Neni i ri 238/a prek veçanërisht median, por Rama sqaron se shpifja do të shihet si vepër penale për politikanët. "Asnjë lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes ! Jo, shpifja duhet të jetë vepër penale për çdo politikan që paguhet me taksat e popullit !" shkruan shefi i mazhorancës në rrjetin social. Rama thotë se dënimi me burg deri në tre vjet i shpifjes vë në "shënjestër" politikanët që bëjnë shpifje publike ndaj funksionarëve të shtetit dhe jo median dhe shkrimet e botuara nga gazetarët. "Edhe neni përkates duhet të reflektoje këtë qëllim që e kam shprehur publikisht me kohë. Ndjesë që ka hapur shteg për një keqkuptim të madh!" shkruan kryeministri. "Është koha që kjo shoqëri të përballet hapur me kulturën e shpifjet. Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij për të shpifur" thotë shefi i qeverisë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet