Projektligj i ri për zgjedhjen e drejtorit të TVSHsë

Përfaqësuesit e mazhorancës në Komisionin e medias kanë gati projektligjin e ri për zgjedhjen e Drejtorit të përgjithshëm të TVSH, pas tre vite heshtje. Votimi i emrit për Drejtorin do të kalojë në pesë faza, siç shpjegon nënkryetari i Komisionit të medias, Alfred Peza. Në tre raundet e para, duhen 3/5 e anëtarëve të Komisionit, ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë votimi bëhet vetëm për ata që kanë marrë më shumë vota në tre raundet e para. Nëse brenda dy raundeve të fundit nuk bëhet miratimi, ateherë Komisioni cakton raundin tjetër brenda shtatë ditëve. Në votimin e katërt dhe të pestë, nëse tre të parat kanë dështuar, Komisioni vendos për emërimin e drejtorit me më shumë se gjysma e anëtarëve të Komisionit. Nesë asnjë kandidat nuk fiton dhe pas kësaj atëherë Komisioni shpërndahet. Drejtori i pergjithshëm po ashtu, parashikohet të lirohet me 2/3 e votave të anëtarëve të tij.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet