Projektligji për dekriminalizimin, brenda muajit në Kuvend

Ndalimi për të kandiduar, për t'u zgjedhur apo emëruar në funksione publike do të jetë në përpjestim të veprës që ata kanë kryer

TIRANE - Qeveria shqiptare miratoi p/ligjin për legjitimitetin e personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike. Nëpërmjet këtij ligji qeveria jep zgjidh dekriminalizmin, sipas ministrjes se Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.Ermonela Felaj. Pr/ligji do të shkojë në Kuvend dhe sipas tij, ndalohet të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie e këshilltarë në Këshillin Bashkiak, të emërohen në detyrën e kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, të zgjidhen në funksione për të cilat voton parlamenti të gjitha të dënuarit brenda apo jashtë vendit me vendime gjyqësore të formës së prerë për një sërë krimesh të kryera me dashje. "Sa i takon kategorisë së personave të dënuar, ndalimit për të kandiduar, për t'u zgjedhur apo emëruar në funksione publike do të jetë në përpjestim të veprës që ata kanë kryer. Për veprat penale më të rënda dhe më të rrezikshme, ndalimi do të jetë përjetë" tha Felaj.

Për vepra penale të tjera ndalimi do të jetë 20 vjet nga përfundimi i vuajtjes së dënimit me burg, për dënimet që lidhen me veprat penale të korrupsionit apo ato që cënojnë zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik, 10 vjet nga përfundimi i dënimit të vuajtjes me burg, për të gjitha ata persona që kanë marrë burgim jo më pak se 2 vjet.

Të dhënat do të vetëdeklarohen nga personat që duan të zgjidhen

Mosplotësimi i formularit të kandidatit do të jetë shkak për mosregjistrimin nga KQZ apo për mosemërimin nga organi përgjegjës. Të dhënat e formularit do të jenë publike dhe titullari i të dhënave do të jetë përgjegjës. Edhe rezultatet e vetëdeklarimeve parashikohet se do të jenë publike dhe kjo shkon në vijë të drejtë me vijnë e projektet dhe rritjen e besimit të publikut.

Ligji parashikohet të ushtrojë veprimin edhe dnaj atyre që janë duke ushtruar funksion publike përmes të njëjtave instrumenta dhe deklarime dhe më pas verifikemeve. Mazhoranca do ta paraqese në Kuvend këtë nismë sëbashki me draftin për ti dhënë zgjidhje kësaj cështje me interes publik. Jemi gati të ballafaohemi me opozitëm mbi këtë projekt dhe të integrojmë në të cdo kontribut që është në përputhje me ligjin Severino.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet