Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të ish -deputetit Mark Frroku

Prokuroria ka kërkuar në gjykatë konfiskimin e pasurive të ish -deputetit Mark Frroku. Akuza kërkon konfiskimin e 9 pronave të paluajtshme të tij. Vlera e këtyre pronave shkon në rreth 158 milionë lekë. Prokuroria ka ngritur pretendimin se pasuria e Frrokut prej rreth 209 milionë lekësh nuk justifikohet me burime financiare të ligjshme. Aktualisht ish-deputeti po vuan dënimin me 6 vjet heqje lirie për tre vepra penale të kryera në Shqipëri.Seanca e rradhës në gjykatë për të vendosur mbi kërkesën e prokurorisë do të mbahet më 16 mars.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet