Protesta e 16 Shkurtit: partitë do të protestojnë pa flamujt partiak

Monika Kryemadhi largon flamujt partiakë nga protesta e 16 Shkurtit. Do të jetë një protestë për qytetarët, jo militantët, jo parti. Ajo shton se në këtë protestë nuk do të flasin protagonistët kryesorë të partive, por qytetarë."Sot të gjithë shikojnë mundësi të vetme largimin nga Shqipëria. Prandaj 16 shkurti do të jetë një datë ku të gjithë do të mblidhen për të protestuar për hallin e tij. Prandaj në 16 shkurt ju do të jeni me gjithë familjet. Fjalime nuk do të ketë sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë, por kanë nevojë për reagim. Ndryshimi nuk është për të hequr një kryeministër dhe për të vënë një tjetër. Protesta e 16 shkurti nuk është një protestë politike dhe nuk do ketë flamuj të partive, se nuk është e partive është një protestë e të gjithëve”, u shpreh Kryemadhi. Kryemadhi akuzoi qeverinë se ka varfëruar shqiptarët dhe se po nxit largimin e tyre gjithnjë e më shumë jashtë vendit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet