Protesta para parlamentit, Rama: ''Mandati ynë nuk është një letër bixhozi''

Opozita po kërkon një përmbysje të rregullave të lojës. I pari që mori fjalën sot në parlament ishte kryeministri Edi Rama. Jashtë sallës opozita kishte filluar protestat. Rama e quajti një veprim "politikisht vetëvrasës". “Çfarë do ndodhë me ata që janë jashtë është një pyetje që zgjedhësit e tyre duhet tua bëjnë. Ne jemi këtu për të vazhduar detyrën tonë. Mandati ynë nuk është një letër bixhozi, siç luajnë ata… pas të cilëve qëndrojnë grupe interesash që janë mundur në betejën tonë për të bërë shtetet”. Rama ka folur për opozitën e re në Kuvendin e Shqipërisë. Janë gati dhe të tjerë të vijnë, e bashkë me opozitën e re do të shkojmë përpara me reformën zgjedhore. “Eshtë koha që shqiptarët të shohin që ata nuk janë e vetmja zgjidhje e zgjedhje, ka të tjerë, ata që kanë ardhur e vazhdojnë të vijnë aq sa të vijnë, ka të tjerë që janë jashtë mureve e mezi presin të shpëtojnë nga të njëjtat fytyra me të njëjtin fjalor me libër shtëpie, që vetëm lidhje me politikën nuk kanë. Ne do te vijojme punen dhe me opoziten e re do te cojme perpara reformen zgjedhore”- tha Rama i cili pas kësaj u nis për në Itali.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet