Protestat e dhunshme s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot duke cituar një thënie të Martin Luther King, i cili i përkushtoi jetën e tij betejës jo të dhunshme për barazi midis racave dhe drejtësisë sociale në SHBA. Rama ka reaguar lidhur me protestën që opozita jo parlamentare pritet të zhvillojë pasditen e të hënës. “Përtej aspektit moral, limiti i protestave të dhunshme qëndron në faktin se ato s’të çojnë në fitore dhe këtë e dinë edhe ata që i bëjnë. Pra protesta e dhunshme s’është revolucionare po reaksionare, sepse ndjell humbjen”, shprehet Rama duke cituar Martin Luther King.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet